Hën. Sht 30th, 2024

“Periudhë e errët në jetën time”, Enxhi Nasufi: U ndava pas 7 vitesh, por e di që ai…

Moderatorja Enxhi Nasufi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku foli për ish-partnerin e saj.

Ajo tregoi se u ndanë pas 7 vitesh lidhje, por pavarësisht kësaj, ajo tha se është e bindur që ai e ndjek me krenari gjatë spektaklit.

“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari.”, tha Enxhi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *