Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura në një intervistë për “Artistët Shqiptarë” ka zbuluar, se i kanë premtuar asaj që pas spektaklit do të bëhej imazhi i një kompanie mielli, por kjo nuk u realizua.
“Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë. Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit.“, thotë Juliana.
- VIDEO/ Këngëtarja e famshme rrëzohet në koncert
- VIDEO/ Heidi tregon se ndodhet në Milano, Romeo: Du me dit se si je vesh…
- VIDEO/ Hati ‘nxjerr bllof’ Rezart Veleshnjën, zbulon mesazhet që i dërgonte aktori
- VIDEO/ “Kjo javë do jetë flakë”, Kiara Tito ndan pamje nga provat e “Portokalli”
- 5 muaj pa Kostandinën, Agron Llakaj: Endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për ty…
- Në sezonin e Akrepit, edhe tre shenja të tjera do të ndihen të forta dhe të fuqishme