Pre. Nën 22nd, 2024

“Nuk i dhe këmbëve po gojës”, Fifi i përvishet Juliana Nurës pas largimit nga DWTS

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka reaguar pas deklaratave që Juliana Nura ka bërë pas eliminimit nga “Dancing With The Stars”.

Juliana është shprehur e zhgënjyer nga juria dhe ndër të tjera ka përmendur edhe Fifin duke thënë se ajo mund të shpallet fituese për shkak të historisë me Top Channel.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos njollos punën time, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori skenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet. Po nxjerr të pavërteta që nuk të takon t’i diskutosh”, shkruan ndër të tjera Fifi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *