Mër. Dhj 18th, 2024

“Fjalët më të vështira në jetën time”, ndahet nga jeta në kulmin e rinisë vajza e ish-deputetit

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka njoftuar me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të vajzës së tij të madhe Eva.

Me anë të një postimi në Facebook, Tavo ka bërë të ditur lajmin e trishtë.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo”, shkruan ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *