Die. Dhj 8th, 2024

Video/ “Shumë i edukuar”, Raimonda Bulku flet për filmin e ri: Noizy është djali im…

Aktorja Raimonda Bulku ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për filmin e ri ku do të marrë pjesë.

Ajo tregoi, se në film luan krah reperit Noizy dhe aktorit Blerim Destani.

“Jam duke xhiruar. është film shqiptar, po tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe me Noizyn, dhe kur kam shkuar në xhirim kam hapur në “Google” dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizyt. Kur vajta i thashë: ‘Biri im të dëgjova, të njoha, të dua shumë’. Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar në sheshxhirim. Të dy megjithë Blerimin“, tha Raimonda Bulku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *