Pre. Dhj 6th, 2024

Timo Flloko rrëfen si është njohur me Vera Grabockën: E njoha në bankat e shkollës, ishte studentja ime

Aktori i madh Timo Flloko ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten Vera Grabocka.

Ai ka treguar se ajo ka qenë studentja e tij dhe se i tërhoqi vëmendjen veçantia që Vera kishte në sjellje, dinamikë dhe energji.

“Ishim shumë të rinj, unë e njoha në shkollë dhe prandaj them rastësia. Kjo duhet kuptuar, që nëse nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të emërohesha dhe në Vlorë, nuk do e kisha njohur këtë vajzë të re apo zonjë sot. E njoha në bankat e shkollës, ishte studentja ime. Vera ishte e veçantë në sjellje, dinamikë, energji, natyrë dhe biseda. Vera ishte dashuri që ngeca sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik, tërheqja që kishim ishte e dyanshme.”, ka treguar Timo Flloko.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *