Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito ndanë sot lajmin e shumëpritur nga publiku. Ata do të bëhen prindër të një vajze.
Çifti ka marrë shumë urime nga të njohur e të panjohur e një prej tyre ka qenë edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila i ka uruar në postimin e tyre në Instagram.
“Urime e vetëm bekime”, shkruan Arbana Osmani krahas postimit, ndërsa i etiketon të dy si Kiarën ashtu edhe Luizin.
Kujtojmë, se para pak kohësh në media qarkulluan disa lajme, se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani nuk flisnin me njëri-tjetrin. Luizi nuk e ndjek më moderatoren në Instagram, ndërsa kjo e fundit e ndjek.
Mesa duket marrëdhëniet mes tyre qenkan përmirësuar, ose ndoshta nuk janë prishur kurrë, por kjo mbetet për t’u parë. /Labirinth
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi