Aktorët William Levy dhe Elizabeth Gutierrez u ndanë vitin e kaluar, por vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira. Ata e kanë treguar herë pas here me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Së fundmi familja ka kaluar kohë bashkë. Aktorja ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje të ndryshme nga koha e kaluar me fëmijët e tyre.
Në një foto në Instagram ku shihen të katërt, aktorja i ka quajtur dashuri si fëmijët ashtu edhe Williamin.
“Dashuritë e mia”, shkruan aktorja, ndërsa fansat janë shprehur se iu pëlqen t’i shohin bashkë.
Nuk dihet nëse çifti është rikthyer apo jo, por postimet e Elizabeth vazhdojnë.
Ajo e ka etiketuar Levyn edhe në një video në Instastories, ku shkruan: “Ëmbëlsira ime”. /Labirinth
- VIDEO/ Ku do t’i kalojnë festat e fundvitit? Ja si përgjigjen Heidi dhe Bora
- VIDEO/ “Jam te vjehrra e tretë”, Rudina Dembacaj: Nuk është mamaja e Markut ajo që kam dashur më shumë
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari
- “Ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, Aulona Musta: Të gjithë ata që dalin…
- Katër shenjat më me fat të muajit Tetor
- Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Jeta është e çuditshme…