Shqiptarja Mira Murati u vendos në krye të Chat GPT pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman.
Por kjo nuk zgjati më shumë se një ditë, pasi ajo është zëvendësuar në këtë pozicion nga Emmett Shear.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të “OpenAI”.
Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si drejtuese të përkohshme ekzekutive. Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear.
“Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët.
Të dielën në mbrëmje, bordi i OpenAI tha se i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI.
- VIDEO/ Heidi Baci rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim
- VIDEO/ Zbulohen më në fund dy opinionistët e Big Brother VIP 4
- VIDEO/ Këngët e Besit dedikim për të? Xhensila Myrtezaj: Është një aktor i mirë…
- “Lindi pa frymë”, Rudina Dembacaj tregon momentin e vështirë kur Viki erdhi në jetë: I mora inat njerëzit që…
- Jeni gati për datën e Big Brother VIP 4? Reagon Ledion Liço
- Këto shenja Horoskopi rrezikojnë të shtojnë peshë në 2025-n