Këngëtari Stefi Prifti ka qenë i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ku ka folur edhe për mungesën e babait në jetën e tij.
Ai kujtoi edhe një episod, kur ka takuar të atin dhe asnjëri nuk i ka folur tjetrit.
“Para se të fitoja konkursin për të shkuar në shkollë të lartë bëra një stazh, punoja si mësues në një fshat të Korçës dhe më qëllonte që çdo ditë udhëtoja me babain në autobus. Madje njëherë qëlluam përballë njëri-tjetrit. Një shok i tim eti më tha ta takoja, por unë nuk desha. Të më takonte mua, motrën, ose vëllain e vogël. Ai duhet të ishte më kurajoz, si prind dhe kjo mungesë ma bën shumë të vështirë për ta falur”, tha ai mes lotësh.
- Ja arsyeja pse ndahen këto katër çifte të zodiakut
- “Kush tradhton dhe kapet është amator”, Dajana Shabani: Profesorët dhe profesoreshat…
- “Dukesh super e shëndoshë”, ja si i përgjigjet Kiara Tito ndjekësit
- FOTO/ Ingrit Gjoni publikon foton e bukur familjare
- FOTO/ Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ bën publike lidhjen e tij të re
- VIDEO/ Ky detaj tregoi se Romeo dhe Heidi nuk qenkan ndarë