Sht. Sht 7th, 2024

Luiz Ejlli iu bën thirrje fansave: Merrni gështenjat dhe shihni Kiaritën

Moderatorja Kiara Tito prezanton “Dancing With The Stars Fan Club” çdo të dielë në Top Channel.

I pranishëm apo jo pranë saj, këngëtari dhe partneri i saj Luiz Ejlli e mbështet gjithmonë moderatoren.

Përpara programit, Luiz Ejlli ka postuar në “Instastory” një video ku u bën thirrje gjithë ndjekësve që t’a dërgojnë te Top Channel që të shohin Kiarën.

“Shihe, ka rënë borë“, thotë Luizi, në një video ku tregon se ka makinën në lavazh duke e larë.

“Oh si shihet Kiara sot, duke ngrënë gështenja për qejf, të nxehta. Te Top-i të tanë shpejt aty, shohim Kiaritën ia hëngsha zemrën”, dëgjohet të thotë më tej në video. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *