Die. Tet 6th, 2024

“E kalova në kurriz”, Bes Kallaku  jep mesazhin e fortë: Mos lejoni askënd të futet brenda rrethit të dashurisë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë dje prindër për herë të dytë. Xhensila solli në jetë djalin e tyre, që vendosën ta quajnë Amen.

Në të njëjtën ditë, Besi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Eugena Aliun, një këngë ku secili gjen veten.

Me këtë rast Besi ka dhënë një mesazh të fortë duke treguar, se e ka kaluar vetë këtë eksperiencë dhe këshillon që askush të mos lejojë dikë të ndërhyjë në dashurinë në çift.

“Mos lejoni askend qe te futet brenda rrethit te dashurise tuaj apo lidhjes tuaj, askend qe te fusi hundet brenda lidhjes tuaj apo te te keshilloje, kushdo qofte ai/ajo, sado i afert te jete. Vec na ndikojne per keq. Krijoni nje rreth dashurie vetem me 2 duart e secilit prej ju dyve me Zotin ne qender. Sot ne kete dite timen te veçante, mendoj se po sjell nje projekt qe per mua eshte ma i veçanti dhe aq i vertete ku secili mund te gjeje veten. Nje projekt si asnjehere tjeter, me eksperienca te kaluara ne kurriz si çdokush tjeter prej jush/nesh! Uroj ta pelqeni dhe te gjeni veten. Zoti ju rujt!”, shkruan Besi.

Kujtojmë se Besi dhe Xhensila janë prindër edhe të një vajze që quhet Ajka.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *