Këngëtari Turjan Hysko ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kopshtin “Stinët”, ku një edukatore ushtroi dh.unë ndaj një vogëlusheje 3-vjeçare, të cilës i theu këmbën.
Turjan Hysko thotë se ndihet i lënduar nga kjo ngjarje dhe nuk di si të veprojë si baba, si burrë, si qytetar dhe si person publik.
“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! Kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi “stop” për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…”, shkruan Turi.