Moderatorja Anita Haradinaj bëri një deklaratë në “Prime-n” e kaluar për banorin e Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, që nuk u prit mirë nga publiku.
“A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?”, kjo ishte deklarata që ka shkaktuar debat.
Të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” këtë koment, ndërsa së fundmi një reagim ka bërë edhe opinionistja e sezonit të fundit të “BBVA”, Zhaklina Lekatari.
Ajo ka bërë një postim ironizues për Anitën në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua.”.
Shprehja “La classe non e’ acqua”, përdoret për të thënë që klasi, pra mënyra e sjelljes së një personi, është një karakteristikë e rrallë dhe nuk gjendet si uji.
- VIDEO/ “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia”, debat mes Olta Gixharit dhe Milaim Zekës
- Këto shenja Horoskopi do të kalojnë bukur këtë javë
- Tërmeti shkund Shqipërinë, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmit se do të prezantojë BBV Fan Club
- Tragjike! Konkurrenti i “Përputhen” humb nënën, aksidentohet dhe i digjet shtëpia
- Heidi Baci rikthehet fuqishëm, prezantuese e “Big Brother VIP Fan Club”