Mër. Nën 20th, 2024

Tërmet i fuqishëm në Greqi, njerëzit dalin me vrap në rrugë

(Foto ilustruese)

Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë, duke bërë që njerëzit të dalin në rrugë.

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Evia në orën 8:27 minuta të mëngjesit (me orën greke) dhe është ndjerë thuajse në gjithë Athinën.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 shkalla Rihter. Epiqendra e tij ka qenë 6 km në juglindje të Prokopios së Evias Veriore dhe thellësia e tij në 14.2 km.

Shtatë minuta më vonë një tërmet tjetër ka pasuar me fuqi 3.7 Rihter në të njëjtën zonë në një thellësi prej 5 kilometrash. Gjithashtu ka pasur edhe lëkundje të tjera, nën 3 Rihter.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *