Aktori i humorit, Gent Hazizi, i ftuar në “Wake Up” ka folur për aktoren Olta Gixhari, si pjesë e jurisë së Dancing With The Stars.
Aktori u shpreh se Olta e kërkon shumë rolin e protagonistes, si dhe futet në gjykime profesionale.
“Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka”, tha Hazizi.
Kujtojmë, se Gent Hazizi ishte pjesë e DWTS në edicionin e kaluar.
- Çfarë ka ndodhur? Xhensila Myrtezaj në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon të gjithë koncertet
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” tregon lidhjen me Don Xhonin, reagon reperi
- Renne Reffo shpërthen ndaj Antonela Berishës: Për çfarë del kjo në TV…
- Agron Llakaj bën urimin prekës në 80-vjetorin e nënës së tij: Ke lindur në ditën e bekuar të…
- VIDEO/ Poem feston ditëlindjen, Ledri Vula emocionon me dedikimin: Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron
- Të mirat dhe të këqijat e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit