Françeska Murati, 27 vjeçarja shqiptare që ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në Miss London 2023 ka folur në një intervistë për Vila24 me moderatore Anila Çelën, ku tregoi se ka pasur shumë vështirësi gjatë jetës si emigrante.
Ajo tregi, se dhe ka rrezikuar të deportohet disa herë me familjen, por ia kanë dalë mbanë. Gjithashtu, Françeska tregoi se në Shqipëri nuk e pranuan për të qenë pjesë e Miss Shqipëria.
“Kam tentuar të jem pjesë e Miss Shqipëria por nuk më pranuan, arsyet e tyre, ndoshta nuk isha e përshtatshme. Kjo më uli vetëbesimin, dhe në atë kohë po mendoja që mami që më thotë gjithmonë je shumë e mirë ndoshta po më gënjen. Hoqa dorë nga ideja e misit për një kohë të gjatë, për 7 vjet thuajse. Por pasi u bëra mami, pas 6 muajve që solla në jetë djalin mendova të konkuroj te Miss London dhe pse jo të bëja krenar atë”, tha Françeska.
- “Dëgjuam një zhurmë ekstreme”, Ilnisa tregon si e mësuan lajmin e “aksidentit” të Meritonit
- “Është e pabesë”, Ilnisa Agolli i përgjigjet vajzës së Julia Ilirjanit
- FOTO/ Kiara Tito publikon pamje të Lunës, shikoni sa është rritur
- Olsa Muhameti zbulon kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova 3
- VIDEO/ Horoskopi i muajit Tetor për secilën shenjë, sipas Jorgo Pullës
- VIDEO/ Efi Dhedhes nis programin e ri: Më thoshin do mbetesh pa burrë