Enj. Nën 7th, 2024

“Po humb ndjenja njerëzore”, aktori Romir Zalla: Elitat dhe politika duan konsumatorë jo njerëz

Aktori Romir Zalla, i ftuar në “Natën me Aulonën” tha se, elitat, korporatat apo edhe politika jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por kudo në botë nuk janë të interesuara të “kultivojnë” njerëz, por konsumatorë.

Sipas tij, me rrjetet sociale ua kanë zbardhur trurin njerëzve dhe ata sa vjen dhe po bëhen akoma më pak të interesuar për vlerat njerëzore, për artin apo dhe shpirtin e tyre.

“Elitat, korporatat, politika në përgjithësi janë të interesuara, që masa njerëzit të jenë më shumë konsumatorë, klientë, por jo njerëz. Rrjetet sociale ia kanë zbardhur trurin njerëzve. Çdo gjë është bërë fastfood dhe po humbet vlera njerëzore. Ndjenja njerëzore. Po humbet komunikimi. Njerëzit nuk dëgjojnë, nuk shikojnë. I duan informacionet shkurt. Nuk kanë nerva të dëgjojnë dhe të gjitha këto në një tablo të madhe janë kundër artit, kulturës apo ne njerëzve që përpiqemi të kultivojmë shpirtin. Jemi si jashtë bote, si tepër”, tha Romir Zalla. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *