Die. Dhj 1st, 2024

Video/ “Nuk e dua partnerin të famshëm”, çfarë thoshte Kiara e çfarë ndodhi

Moderatorja Kiara Tito në një intervistë me Dojna Memën për Pop Culture para katër vitesh është shprehur, se nuk do të donte që partneri i saj të ishte i famshëm.

“Do doje të ishte i famshëm apo jo i famshëm partneri?”, e pyeti Dojna.

“Jo i famshëm. Jo sepse ai person që do të ketë në krah duhet të të kuptojë për punën që ti bën dhe duke qenë pjesë e televizionit të mirëkupton, por ka edhe minuset e veta. E dua biznesmen”, tha Kiara me shaka, por më tej theksoi, se nuk ka ndonjë preferencë.

Por mesa duket nuk ndodhi kështu. Moderatorja tashmë e ka kurorëzuar dashurinë e saj dhe jo me një të famshëm, por me më të famshmin në Shqipëri, me këngëtarin dhe fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP 2, Luiz Ejllin. /Labirinth

Shikoni videon në minutën e 27:00:

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *