Këngëtari Luiz Ejlli mesa duket ka dalë nga spitali, pasi ndihet më mirë. Ai ka treguar se e ka vizituar sërish dyqanin e opinionistit Arjan Konomi.
Në një video të postuar në Instastories, Luizi shprehet se Arjani i ka dhënë rrobat me të cilat është paraqitur në premierat e filmit dhe kudo ku ka aktivitete.
Kujtojmë, se më herët Arjan Konomi e falenderoi Luizin, duke thënë se shkoi në dyqanin e tij për respekt dhe pa interes.
“Faleminderit Luiz Ejlli. Që erdhe për respekt dhe pa interes, ndërkohë që shumë nga miqtë dhe mikeshat e mia Vipe dhe të ngushta, të stërngushta si dhe pak të ngushta u sollën sikur ishin shumë të ngushta: nuk erdhën“, shkruante Arjani në një postim në Instastory. /Labirinth