Këngëtari Big Basta ka qenë i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio, ku ka folur për rikthimin e tij në Shqipëri.
“E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde. Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm”, tha Big Basta.
Kujtojmë, se ai bashkëshortja e tij Vesa Luma dhe djali Lian kanë jetuar për disa vite në Zelandën e Re. /Labirinth
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat