Enj. Tet 3rd, 2024

Grida Duma tregon pse e mban gjithmonë dorën në xhep

Moderatorja e emisionit Top Story, Grida Duma ka qenë sot në mëngjes e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi arsyen, se pse e mban kaq shpesh njërën dorë në xhep.

Ajo tha, se është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë.

“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Një njeri i cili duhet të rrijë, ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan“, tha Grida Duma përveç së tjerash. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *