Pre. Nën 8th, 2024

Pas shoqërimit me aktorin 21 vite më të madh, shqiptarja lë “Grande Fratello” me kërkesë të babait

Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë dje në mbrëmje shtëpinë më të famshme në Itali, me kërkesë të babait të saj.

Këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer fakti, që vajza e tij të shoqërohej me aktorin dhe balerinin italian, Massimiliano Varrese, i cili është 21 vite më i madh, se Heidi.

“Unë të respektoj, të admiroj, nuk je i dhunshëm. Babait tim nuk i pëlqen të shohë dikë që ka një qëndrim shtypës ndaj meje. Përfundimi është gjithmonë i njëjtë: atraksioni ishte aty, unë u magjepsa nga ju, por le t’i japim fund. Jemi njerëz të ndryshëm, për mua mbaron këtu.“, i tha ajo balerinit 47-vjeçar, pasi bisedoi me babain dhe i tha se nëna e saj ishte e sëmurë.

Burimi: Mediaset Infinity /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *