Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për Tv Klan.
Sipas saj, tashmë kanë nisur tiparet e stinës së vjeshtës dhe në ditët në vijim do të jenë të pranishme reshjet e shiut.
“Nesër presim që të kemi rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkohë, dita e mërkurë do të ketë reshjet prezente, por do të jenë më të pakta dhe të përkohshme. Parashikohet një përmirësim i motit duke filluar nga mesi i javës, nga e enjtja, përfshirë këtu dhe fundjavën edhe jemi sërish nën ndikimin e kthjellimeve, vranësirave, por reshjet mbeten prezente vetëm përgjatë pjesës së parë të javës, nga dita e sotme, deri ditën e mërkurë“, tha Porja.
Burimi: Tv Klan
- Kryeministri Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT
- “Unë këta ose i bëj që të punojnë të gjithë, ose s’ka”, Romeo Veshaj flet për Elvana Gjatën
- Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në këta celularë
- VIDEO/ Nevina Shtylla: Tani që erdhi Kiara në “Portokalli” ndihem më e zgjuar
- VIDEO/ Julian Deda kritikon Albano Bogdon: Sa keq që ke arritur në atë derexhe
- “Do të bëni për vete njeriun e zemrës”, Horoskopi i datës 3 Tetor