Gazetarja Paloma ka komentuar kërcimin dhe deklaratat e gazetarit Ronaldo Sharka në “Dancing With The Stars”.
“Ronaldo është mirë që të prezantojë këtë programin me Erjolën se duket më bukur aty, se njëherë e pamë te një program dashurie, njëherë moderator, njëherë në Big Brother, njëherë kërcimtar. Mendoj që kërcimi nuk është fusha e vet. Dhe kur nuk është fusha e vetë mendoj, se nuk duhet të jetë paragjykues kaq i madh për t’i bërë kritika gjithsecilit. Edhe pse kërcimet në përgjigjësi për secilin nga VIP-at lëënë pak për të dëshiruar dhe deri diku jam me Albin”, tha Paloma.
Ndërkohë, që Ronaldo iu përgjigj me një postim në Instagram.
“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht”, shkruante Ronaldo. /Labirinth
- “Dëgjuam një zhurmë ekstreme”, Ilnisa tregon si e mësuan lajmin e “aksidentit” të Meritonit
- “Është e pabesë”, Ilnisa Agolli i përgjigjet vajzës së Julia Ilirjanit
- FOTO/ Kiara Tito publikon pamje të Lunës, shikoni sa është rritur
- Olsa Muhameti zbulon kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova 3
- VIDEO/ Horoskopi i muajit Tetor për secilën shenjë, sipas Jorgo Pullës
- VIDEO/ Efi Dhedhes nis programin e ri: Më thoshin do mbetesh pa burrë