Sara Karaj ishte e para që u largua nga “Dancing With The Stars”, pas deputetit Saimir Korreshi, i cili u largua për shkaqe shëndetësore.
Ajo dhe partneri i saj, Erindi ishin të pranishëm në “Dancing With The Stars Fan Club”, sot, ku u shpreh se nuk e priste që të largohej në këtë pikë të konkurrimit.
I të njëjtit mendim ishte edhe koreografi Albi Nako, i cili tha se, ai që duhej të largohej ishte moderatori Ronaldo Sharka.
“Nuk e prisja që të ikte Sara kësaj here. Asnjë s’guxon ta thotë sikur çfarë do të thotë. Unë prisja dhe mendoj, se duhet të ikte Ronaldo, pasi deri diku nuk i shkon kërcimi. Ai mund ta dojë kërcimin, por nuk e do kërcimi”, tha Albi. /Labirinth
- Këto shenja do t’i mbushin xhepat plot në Tetor
- Aplikimet për Lotarinë Amerikane fillojnë sot, linkun e gjeni këtu
- FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur
- VIDEO/ “Kiara më mori moderimin e “Portokalli””, Cubi: Ja thashë dikujt por s’ma dëgjoi…
- VIDEO/ “Njerëz dhe Fate 2” është gati, ja kur do ta shikojmë
- “Disa partneritete mund të përfundojnë në mënyrë të turpshme”, si ndikon Eklipsi i Diellit te shenjat e Horoskopit