Enj. Nën 7th, 2024

“Mirënjohës familjes time”, Fedez feston ditëlindjen, Chiara Ferragni: Faleminderit që krijove familje me mua

Reperi i njohur italian, Fedez feston sot ditëlindjen. Ai mbush 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij, blogerja e famshme Chiara Ferragni ka zgjedhur fotot më të bukura dhe një dedikim special për ta uruar në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen burrit tim @fedez ❤️Fotoja e parë është ajo prej nesh që shoh më shumë, sepse është ajo që më shfaqet në telefon sa herë që më thërret 🥹 Faleminderit që krijove një familje me mua, faleminderit që je gjithmonë pranë meje, në momentet e mira dhe të këqija ♾️ Të dua. Gëzuar ditëlindjen 💖”, shkruan Chiara në Instagram.

Familjan e tij ia festuan ditëlindjen në mesnatë dhe Fedez i ka falenderuar me një postim në rrjetet sociale.

“Une jam 34 vjec…mirenjohes familjes time per gjithe dashurine qe me japin cdo dite ❤️”, shkruan Fedez.

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *