Sht. Dhj 7th, 2024

Sot premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, reagon Olta Gixhari: Dashuria është përgjigjja

Aktorja Olta Gixhari ka reaguar para premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”. Në një postim në Instagram, ajo shkruan se, ky është një ndër filmat më të bukur të karrierës së saj artistike.

“Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa. Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit. Një përqafim shumë të madh për të gjithë koleget e mi në film! Suksese dhe qëllofshim. “.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!”, shkruan Olta në Instagram.

Kujtojmë, se premiera fillon sot në orën 19:30 dhe do të vazhdojë për tre ditë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *