Sht. Dhj 7th, 2024

“Luizi është shumë i përkushtuar”, Kiara Tito flet për jetën e tyre pas kamerave: Më ka habitur!

Moderatorja Kiara Tito ka folur për emisionin “Shqipëria Live” pas prezantimit të “Dancing With The Stars Fan Club”.

E pyetur nga për marrëdhënien e saj me partnerin Luiz Ejlli pas përfundimit të Big Brother VIP 2, Kiara Tito tha se, në shtëpinë e tyre ka gjithmonë humor.

Ajo tregoi se, Luizi është shumë i përkushtuar, e përkrah në çdo hap që merr dhe se e ka habitur me durimin që ka.

“Shumë na kërkojnë që të bëjmë një vlog që të na shohim se si jemi jashtë shtëpisë së BBV. Do kishim shumë dëshirë të mbanim një kamer gjatë gjithë kohës sepse do argëtoheshit pafund. Luizi është një person shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah shumë në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahin njëri-tjetrin siç e bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë. Jemi super jashtë kamerave. Më ka habitur ka një durim të jashtëzakonshëm. Ai vjen gjithmonë me mua dhe më pret kur ka kohë të lirë, sepse dhe ai është shumë i zënë me punë. Më pret derisa të mbaroj dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë. është për t’u habitur“, tha Kiara. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *