Moderatorja Kiara Tito ka folur për “Shqipëria Live” pas prezantimit të “Dancing With The Stars Fan Club”.
Ajo është pyetur për marrëdhënien e saj me opinionisten e puntatës së parë Zhaklin Lekatari dhe bashkëpunimin e tyre në programin e ri.
Kiara tha se me Zhaklinën kanë marrëdhënie profesionale dhe se di ta ndajë këtë nga jeta personale.
“Unë jam një person që di t’i ndaj gjërat shumë mirë kur bëhet fjalë për punë. I bie që mos të flas me gjysmën e personazheve të showbizit nëse do bazohet jeta ime vetëm tek ato çfarë kanë ndodhur në Big Brother. Gjërat ndahen janë profesionale dhe personale. Njerëzit e jetës personale unë i kam zgjedhur shumë mirë se cilët janë. Gjithçka është punë dhe në punë duhet të fokusohemi vetëm aty, në asgjë tjetër. Kam një marrëdhënie profesionale me të gjithë ata që do mirëpres në studion time“, tha Kiara Tito për “Shqipëria Live”. /Labirinth
- VIDEO/ “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia”, debat mes Olta Gixharit dhe Milaim Zekës
- Këto shenja Horoskopi do të kalojnë bukur këtë javë
- Tërmeti shkund Shqipërinë, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmit se do të prezantojë BBV Fan Club
- Tragjike! Konkurrenti i “Përputhen” humb nënën, aksidentohet dhe i digjet shtëpia
- Heidi Baci rikthehet fuqishëm, prezantuese e “Big Brother VIP Fan Club”