Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, protagonisti i filmit “Në kuadër të dashurisë” ishin të fundit që shkelën tapetin e kuq të premierës në Pallatin e Kongreseve.
“Ata thonë është filmi i Oltës dhe Luizit, por është filmi juaj po të mos ishit ju s’do isha as unë. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Zoti është i madh jam penduar për ca gjëra që kam bërë, por jam mirënjohës. Uroj mos ta prish. Tani kam Kiarën, që nuk besoj se do bëj më gabime. Filmin ia dedikoj dy njerëzve që nuk janë këtu babait që nuk jeton më dhe nëna që nuk është këtu”, tha Luizi, duke iu drejtuar publikut që brohoriste.
Ndërsa Kiara u shpreh: “Jemi busulla e njëri-tjetrit, Jam e bindur që Luizi do të shkëlqeje siç ai shkëlqen në çdo gjë që bën.” /Labirinth
- VIDEO/ Luiz Ejlli përfundon në spital, reagon me një mesazh për fansat
- Këto shenja janë më të prekura nga Hëna e Re
- “Qëndrova 2 javë në regjim shtrati por sërish nuk ia dola”, Ami tregon periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë
- Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës
- Ilnisa Agolli rikthehet në Top Channel, zbulohet programi që do prezantojë
- VIDEO/ Ka një plan më të madh? Ja çfarë tha moderatorja për largimin e Heidit nga “Goca dhe Gra”