Mër. Kor 3rd, 2024

Këngëtari Luiz Ejlli ka performuar sonte në “Dancing With The Stars” kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, e cila titullohet “Pa ty”.

Fituesi i Big Brother VIP 2 dhuroi mjaft emocione në skenë dhe tek publiku, që brohoriste.

Në ekran u shfaqën pamje nga filmi, ndërsa protagonistja Olta Gixhari këndonte dhe buzëqeshte gjatë kohës që Luizi këndonte.

Ai u shoqërua në skenë nga fituesja e edicionit të parë të spektaklit të kërcimit, Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino Hala. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *