Sot në ditën e themelimit të Kryqit të Kuq shqiptar, këngëtari Luiz Ejlli u ka bërë thirrje shqiptarëve, që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.
“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të vijnë e të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë. Sepse 5 minuta janë shumë të vlefshme për dikë që ka nevojë“, tha Luizi në një video në Instagram.
Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë kombëtare e kryqit të kuq, anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo është organizata më e vjetër humanitare në Shqipëri, e themeluar më 4 tetor të vitit 1921 dhe u njoh zyrtarisht nga Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në vitin 1923. /Labirinth
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari, ja ku e ka çuar
- VIDEO/ Shihni ç’ka humbur Romeo, Heidi Baci shkëlqen në fotoalbumin e ri: Të gjesh të bukurën në kaos
- FOTO/ Sheshi në Tiranë merr emrin e tij, Landi dhe vajza e Dr. Florit ndajnë pamjet
- VIDEO/ Heidi Baci: Këtu më trajtojnë si princeshë, nuk mërzitem fare
- Olsa Muhameti reagon pas largimit të Atilla Kardesh nga BBVK 3
- FOTO/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike, ja si dukej kur ishte 10 vjeç