Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali e pyeti këngëtarin Luiz Ejlli, se si ka mundësi që me gjithë ato vajza të bukura që ka Shkodra, ai u martua me një lushnjare.
Ai tha, se është e vërtetë që vajzat më të bukura janë të Shkodrës, por atij i pëlqejnë sfidat dhe është i lumtur që ka në krah Kiara Titon.
Por, ai nuk ia la mangët deputetes. Duke qenë, se dihet që Shkodra historikisht ka qenë djathtas politikisht, ai i tha, se si ka mundësi, që ajo ka marrë përsipër sfidën që të jetë socialiste edhe të fitojë.
Deputetja e ka postuar videon në rrjetet sociale ndërsa shkruan: “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht! Përtej shakave, “Hajde nuse në Shkodër” i përshtatet më së miri vajzës sharmante dhe tepër të edukuar Kiara Tito, e cila i ka rrëmbyer zemrën shkodranit më të famshëm Luiz Ejlli. Çifti meriton një falënderim publik për kohën dhe energjinë e mirë të dedikuar sot tek Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër! “.
Shikoni videon e postuar nga Edona Bilali:
- Çfarë ka ndodhur? Xhensila Myrtezaj në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon të gjithë koncertet
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” tregon lidhjen me Don Xhonin, reagon reperi
- Renne Reffo shpërthen ndaj Antonela Berishës: Për çfarë del kjo në TV…
- Agron Llakaj bën urimin prekës në 80-vjetorin e nënës së tij: Ke lindur në ditën e bekuar të…
- VIDEO/ Poem feston ditëlindjen, Ledri Vula emocionon me dedikimin: Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron
- Të mirat dhe të këqijat e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit