Moderatorja Arbana Osmani poston shpesh foto e video në Instagram nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ndodhet në Itali dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga atje. Ndërkohë që një ndjekëse e ka kritikuar për veshjen e saj.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”, i shkruan ndjekësja Arbanës.
Por moderatorja nuk ia ka lënë mangët përgjigjen.
“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i shkruan Arbana, e cila pyet me ironi: “Deri “sa fëmijë” mund të veshësh çfarë të do qejfi?”. /Labirinth
- VIDEO/ “U ndalua nga policia për mashtrim”, reagon Rezart Veleshnja
- VIDEO/ Bloggerja e famshme ‘kopjon’ Luiz Ejlli, reagon këngëtari
- VIDEO/ Pas festës së Top Channel, Kiara Tito me vrap te Luiz Ejlli, ja çfarë publikon
- VIDEO/ Kiara Tito dhe Sara Hoxha festojnë bashkë suksesin e Top Channel
- London feston ditëlindjen, ja si e uron mami Sara
- FOTO/ Bora Zemani bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e të birit: 10 vite dashuri e pastër…