Sht. Tet 12th, 2024

Video/ “Më bëtë ky që jam sot”, Luizi: Ka shumë shqiptarë me halle të mëdha, si nëna Dine

Këngëtari Luiz Ejlli ka postuar në Instagram një video, ku flet në videotelefonatë me një zonjë e cila quhet Dine.

Luizi i tregoi gruas së moshuar, se mbesa e saj e kishte kontaktuar dhe për këtë arsye, ai e telefonoi.

Fituesi i Big Brother VIP 2 shkruan në Instagram, se janë fansat e tij, ata që e bënë ky që është sot.

Nuk je në ëndërr Nëna Dine, në ëndërr jam unë kur ju shoh si lumturoheni kur flisni me mua. Në ëndërr jam unë kur shoh ndikimin që kam tek ju, se sa shumë më keni dashur e vazhdoni t’më doni.
Jeni të panumërt, mundohem t’ju lexoj të gjithëve në ato mijra mesazhe që kam por s’ia kam dal dot. Më bëhet zemra mal e më duket sikur ndonjëherë më njihni më mirë se sa unë veten. Keni parë anën më të bukur timen e ju jam mirënjohës përjetë. Si Nëna Dine ka shumë shqiptar, me halle të mëdha, e jam kaq i lumtur që në ato muaj Big Brother kam bërë t’i harroni sado pak ato halle. Por unë s’ju harroj e s’do ju harroj dot kurrë gjithësecilin prej jush, ju që më bëtë ky që jam sot🥺 Përjetësisht mirënjohës🙏
“, shkruan Luizi në Instagram. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *