Pre. Nën 29th, 2024

Video/ Eneda Tarifa dhe Gent Lasku tregojnë historinë e dashurisë

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe basketbollisti Gent Lasku kanë dhënë intervistën e tyre të parë për emisionin “Aldo Morning Show”.

Ata treguan, se fillimisht ishin shokë dhe më pas të dashur.

Pjesë nga biseda:

Eneda Tarifa: Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze…

Gent Lasku: Ashtu?

Eneda Tarifa: Që të tjerët nuk e kanë besuar…

Aldo: Edhe të ngacmoka ë?

Eneda Tarifa: Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa i përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.

Aldo: Si e pritën njerëz tuaj të afërm, njerëzit që ju rrethojnë përditë, qoftë të punës, të fisit?

Eneda Tarifa: Si e pritën…, nuk ka ndonjë çudi.

Gent Lasku: Ne ishim shokë.

Eneda Tarifa: Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria.

Aldo: Ah keni qenë shokë përpara?

Gent Lasku: Njiheshim.

Eneda Tarifa: Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *