Pre. Nën 29th, 2024

“Krenare për ty dhe arritjet e tua”, Elizabeth Gutierrez i bën urimin special William Levyt

Aktori i njohur i telenovelave meksikane, William Levy do të jetë protagonist i një telenvele të re “Kthehu tek unë”.

Telenovela, e cila me siguri do të jetë një sukses i vërtetë do të transmetohet për publikun më 9 tetor.

Mes urimeve të shumta, aktori ka marrë nje mesazh special edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutierrez.

Të uroj gjithë lumturinë e botës. Gjithmonë krenare për ty dhe arritjet e tua“, shkruan aktorja, teksa ka postuar një foto ku shihet të përqafuar.

Screenshot nga postimi i Elizabeth Gutierrez

Levy e ka ripostuar foton në Instastories, ndërsa shkruan: “Faleminderit! Edhe unë të uroj më të mirat dhe gjithë lumturinë e botës“.

Screenshot nga postimi i William Levy

Kujtojmë, se William Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.

Ata e konfirmuan ndarjen e tyre në fillim të vitit të kaluar.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, shkrunte aktori në atë kohë në Instagram.

Screenshot nga postimi i William Levy

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *