Mar. Kor 2nd, 2024

Michael Gambon, aktori që luajti personazhin shumë të dashur të Dumbledore në filmat e “Harry Potter” është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Familja e tij bën me dije, se ai u nda nga jeta, pasi vuante nga pneumonia.

“Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Michael Gambon. Një bashkëshort dhe baba i dashur, Michael vdiq i qetë në spital, me gruan e tij Ann dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pasi vuante nga pneumonia. Michael ishte 82 vjeç. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të dhimbshme dhe ju falënderojmë për mesazhet tuaja të mbështetjes dhe dashurisë”, thuhet në një deklaratë nga familja e tij.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *