Pre. Nën 22nd, 2024

Video/ “Dorëzohem para dashurisë tënde”, Aulona Musta uron vajzën për ditëlindje: Të adhuroj, qenka e vështirë të jesh prind i një mrekullie si ty!

Vajza e moderatores Aulona Musta, Amara ka sot ditëlindjen dhe nëna e saj i ka bërë një urim special në Instagram.

“E di sa e vogël ndihem unë shpesh, përball madhështisë tënde? E di sa herë e pyes veten, a jam vërtet e denjë për të qenë mami jot? Kam 9 vite që përpiqem kaq shumë të bëj më të mirën për ty dhe, sërish, ndonjëherë më duket sikur ti meriton më shumë, më mirë. Ah sa e vështirë që qenka të jesh prind i një mrekullie si ty!“, shkruan Aulona.

Ndërsa ka postuar edhe një video nga momentet e tyre më të bukura familjare.

“Të dua kaq shumë, saqë fjala shumë më duket pak, krahasuar me atë që kam në zemër. Faleminderit për çdo sekondë jetë që më ke dhuruar në këto 9 vite! Të jam mirënjohëse dhe falenderuese Amara, sepse kaq e vogël më ke mësuar dhe dhuruar kaq shumë! Dorëzohem para dashurisë tënde! Të adhuroj!”, shkruan Aulona më tej.

Lexoni postimin e plotë:

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *