Mar. Kor 2nd, 2024

Aktorja Olta Gixhari do të jetë anëtare jurie në “Dancing With The Stars Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me disa postime në Instagram

Fillimisht, Olta ka postuar një foto ku shkruan: “Në spektaklin më të madh të kërcimit #dwts. Do kënaqemi shumë”.

Ndërsa më pas faqja zyrtare e “Dancing With The Stars Albania” ka postuar një video të Oltës.

“Përshëndetje miq unë jam Olta Gixhari dhe kam një lajm shumë të keq për ju. Sikur të mos mjaftonte 100 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, unë do të jem edhe anëtare e jurisë në Dancing With The Stars. Taksirat“, tha Olta në video me humor. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *