Pre. Nën 29th, 2024

Video/ Ermali iu bën fëmijëve dhe Amit surprizën më të bukur në orën 4 të mëngjesit

Ermal Mamaqi ka nisur prej disa ditësh xhirimet për “2 Gisht mjaltë 2”.

Sipas bashkëshortes së tij, Amarda Toska ai i nis xhirimet çdo ditë në orën 4 të mëngjesit. Dhe duke qenë kështu, ai u ka bërë një surprizë teksa Ami dhe fëmijët ishin në gjumë.

“Sot kur u zgjuam nga gjumi gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, ka shkruar Ami, teksa ka postuar një video.

Kujtojmë, se Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *