Ish-opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi është mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku poston video nga udhëtimet e tij.
Ai tregon se, aktualisht ndodhet në Australi, ku ka takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Shepparton, Shane Sali, i cili është me origjinë korçare.
Ai ka postuar edhe një video tjetër, ku si rrallëherë, sipas tij flet për poitikën, por ndjekësve u ka rënë në sy diçka tjetër, pamja e tij.
“Çfarë i ka ndodhur këtij?”, “O Arjan nuk dukesh mirë”, “Unë menoj se Arjani është i sëmurë, duket nga lëkura e vërdhë, “Nga videoja në video plakesh me nga 7 vjet””, shkruajnë disa prej ndjekësve.
Ajo që vihet re në video është, se Arjani shfaqet me flokët e thinjur dhe jo të kuruar si në ekran, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e ndryshimit të pamjes së tij. /Labirinth