Pre. Nën 29th, 2024

“Promovon filantropinë dhe mirëqënien”, Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare e jurisë së “Miss USA 2023”

Modelja e njohur Emina Cunmulaj është zgjedhur në krye të jurisë së “Miss USA 2023”. Filantropistja dhe sipërmarrëssja shqiptare do të qëndrojë krah shumë emrave të njohur për të zgjedhur më të bukurën e SHBA-ve.

“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, katapultoi famë në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Jugosllavi në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, duke zbukuruar kopertinat e Vogue, Marie Claire, dhe më shumë. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi Fondacionin Emina’s Hand, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin Fundjavë Ndryshe, mbështet edukimin përmes Fondacionit Nazarian Family, mban një vend në bord në Fondacionin Shëndetësor Baptist, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, shkruan faqja e Miss Usa në Instagram.

Kujtojmë, se modelja Emina Cunmulaj lindi në Michigan, ndërsa prindërit e saj kanë lindur në Podgoricë të Malit të Zi. Sipërmarrësja nuk flet vetëm anglisht, por edhe gjuhën malazeze edhe atë shqiptare. Ajo është e martuar me një biznesmen iranian Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë. /Labirinth

https://www.instagram.com/p/Cxd3YHMr_fx/?utm_source=ig_web_copy_link

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *