Moderatorja Liesa Haxhiasllani ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa njëri prej tyre i sugjeron të bëhet pjesë e Big Brother VIP 3.
“Të futesh në BBV3 sepse je pozitive dhe mendoj që do marrësh feedback të madh dhe të mirë“, i sugjeron ndjekësi Liesës.
Por, ajo nuk është kaq entuziaste sa ai, pasi shprehet, se nuk e di nëse do ta përballonte emocionalisht.
“Faleminderit shumë për vlerësimin. Mendoj se është një eksperiencë shumë e vështirë televizive, me shumë presion, që në fakt vjen njëherë në jetë. Personalisht nuk e di nëse do e përballoja emocionalisht. Ama e sigurt që do humbja nëpër shtëpi duke bërë punët“, shkruan Liesa, shoqja e moderatores Kiara Tito. /Labirinth
- VIDEO/ “Jemi nisur një ditë para”, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka bëhen gati për sonte
- VIDEO/ Me lot në sy, ja ku do ta shohim Kiara Titon të shtunën
- Këto shenja horoskopi do të kalojnë çdo pengesë brenda Tetorit
- Sheila Haxhiraj reagon sërish pas humbjes së vëllait: Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre
- Sinoptikania parashikon motin për fundjavën: E diela sjell rrebeshe, ja zona që do preket