Pre. Nën 29th, 2024

Florian Binaj: Në Shqipëri edhe Jezu Krishti të vijë nuk e besojnë

Aktori dhe moderatori Florjan Binaj ka qenë dje në mbrëmje i ftuar në emisionin “Opinion”, ku foli për “Lëvizjen Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.

Është plotësisht e drejtë ajo mosbesia që është gjithandej lart e poshtë për këtë vend. Fakti që ne po themi të njëjtat gjëra që kanë thënë dhe ata para nesh është fakti që ata i kanë thënë dhe nuk i kanë bërë. Se politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë. Këtu edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë, e marrin nëpër këmbë, e çojnë andej këndej, e bëjnë për budalla e këtej me radhë”, tha Florian Binaj në “Opinion”, duke iu kthyer përgjigje skeptikëve.

Lëvizja politike e kryesuar nga Adriatik Lapaj u prezantua më 18 shtator. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *