Moderatorja Erjona Rusi ka postuar një foto me dy moderatorët Arjon Muça dhe Alban Musa. Të tre kanë pozuar para pasqyrës së ashensorit në televizionin ku punojnë.
Krahas fotos së postuar në Instastories, Erjona shkruan: “Me ex-in dhe aktualin”.
Me ish, ajo i referohet Albanit me të cilin ka prezantuar emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ndërsa aktual Arionit me të cilin prezanton aktualisht emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. /Labirinth