Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj janë duke punuar për filmin e tyre “5 herë jo”, i cili do të shfaqet në kinema në dhjetor.
Së fundmi, Donaldi ka zbuluar se, një ndër personazhet e filmit do të jetë këngëtari i njohur, Alban Skënderaj.
“Kam qenë gjithmonë fans i muzikës së tij dhe njeriut që është. Jam i lumtur që Alban Skënderaj është pjesë e “5 herë jo”. Me miq të mirë nuk dalin kurrë vepra të këqija”, shkruan Donaldi, teksa ka postuar disa pamje nga xhirimet e filmit.
Kujtojmë se, filmi është një komedi romantike, që flet për ata ata të dy dhe dashurinë e tyre. /Labirinth