Pre. Nën 8th, 2024

“Më është bërë ves”/ U martua 2 herë, Fiori Dardha përlotet: Do isha martuar 10 herë (Video)

Gazetarja Fiori Dardha ka folur për jetën e saj personale në emisionin “S’e luan topi”. Teksa moderatorja, Erjona Rusi e ka pyetur: “Si është kjo puna që je martuar dy herë me të njëjtin person?”, Fiori është përgjigjur, se do të martoheshe 10 herë me të njëjtin burrë.

Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç. Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë“, u shpreh Fiori Dardha.

Burimi: TCH /Labirinth

https://www.instagram.com/reel/CxQqgqUNSym/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *