Pre. Nën 29th, 2024

“3 vite në shtrat, në depresion”, Sia rrëfen vuajtjet e saj pas divorcit

Këngëtarja australiane Sia ka folur për shëndetin e saj mendor në një intervistë me Zane Lowe për “Apple Music 1” më 13 shtator.

“Ishte një kohë kaq e errët saqë isha në shtrat për tre vjet, me të vërtetë, me të vërtetë në depresion të rëndë. Dhe kështu nuk mund të bëja asgjë për këtë periudhë kohore”, tregoi Sia.

Sia, emri i plotë i së cilës është Sia Kate Isobelle Furler, ishte martuar më parë me regjisorin Erik Anders Lang.

Sipas “The Independent”, çifti u martua në shtëpinë e fituesit të Grammy-t në Palm Springs në gusht të vitit 2014, por pas dy vitesh ata u divorcuan. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *